Xhesika Vula:Rrugët e trojeve shqiptare sot çojnë drejt Prizrenit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Xhesika Vula:Rrugët e trojeve shqiptare sot çojnë drejt Prizrenit

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jun 13, 2011 12:27 am

Xhesika Vula:Rrugët e trojeve shqiptare sot çojnë drejt Prizrenit


Të gjitha rrugët e trojeve shqiptare sot çojnë drejt Prizrenit, kryeqytetit historik të bashkimit kombëtar, Piemontit ende të mbetur peng të shqiptarisë. Sot, ky qytet i lashtësisë dardane, anë e kënd është stolisur me flamujt kombëtar, në përkujtim dhe mos-harrim të Motit të Madh, t...ë 133-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Atëbotë kreu intelektual dhe ushtarak i kombit, nga jugu në veri nga lindja në perëndim, ishte dyndur në Prizren për të demonstruar mendjen dhe fuqinë kombëtare dhe për t’i bërë me dije Lindjes e Perëndimit se toskë e gegë e katër vilajetet tok e përbënin Shqipërinë e vërtetë dhe jo shprehjen gjeografike, as Turqinë evropiane. >>>
133 vjet më parë, kreu i Lidhjes shpalosi programin e qartë kombëtar, me kërkesa programatike, të cilat u pranuan unanimisht si domosdo historike në rrethana të caktuara kohore, për ta ruajtur kombin, gjuhën territoret, që po i grabitnin fqinjët me lejen e Turqisë dhe me bekimin e qarqeve antishqiptare të Evropës e më gjerë.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i vuri themelet kombësisë shqiptare, e cila për qindra vite në robëri rrugën e gjatë dhe të mundimshme të historisë e kishte çarë me kryengritje të njëpasnjëshme, duke ruajtur njësinë etnike, gjuhësore e fetare dhe duke luftuar në të katër anët, për të mbrojtur katër vilajetet, Vilajetin e Janinës, të Manastirit, të Shkodrës dhe të Kosovës.
Tubimi historik në Prizren, më 10 qershor 1878, i kryesuar nga Abdyl Frashëri, Imer Prizreni dhe rreth 300 delegatë nga të gjitha viset e Shqipërisë, shënoi kthesën më të rëndësishme kombëtare të kohës, në një moment vendimtar historik, kur fati i kombeve nuk varej nga e drejta e natyrshme për vetëvendosje, por nga konferencat dhe pretendimet kolonialiste të krerëve politikë dhe ushtarakë të Evropës e të Azisë.
Aspiratat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, edhe pse u lanë me gjak në vitin 1881, ato u bënë burim frymëzimi në betejat në vazhdim, deri kur Ismail Qemali, më 28 nëntor të vitit 1912, shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Edhe pas copëtimit të Shqipërisë nga gjitonët grabitqarë dhe nga Fuqitë e Mëdha kolonialiste të Evropës e të botës, Lidhja Shqiptare e Prizrenit rrezatonte besë-betimin për bërjen e Shqipërisë, një dhe të pandarë.
Programi kombëtar i Lidhjes, mbeti alfa dhe omega e angazhimit dhe luftës së të gjithë patriotëve shqiptarë deri në Epokën e Legjendarit Adem Jashari, deri në ditët tona, kur kanë dalë në sipërfaqe forca retrograde, që pretendojnë të na kthejnë prapa, që pretendojnë të krijojnë kombe e gjuhë mushke, që pretendojnë të na shlyejnë trurin nga e kaluara lavdiplote.
Sot, në Prizren u rishfaq idealizma shqiptare, e stolisur kuqezi, jo për të demonstruar ekskluzivitet, as për të thirrur në ndihmë “shpirtërat e së kaluarës”, as për të zgjuar “demonët”, por thjesht për të përkujtuar hapin historik që kemi bërë prej vitit 1878 e deri sot dhe për t ia bërë me dije, UNMIK-ut, EULEX-it, Serbisë dhe BE-së, se ne jemi këtu, ashtu sikur kemi qenë 133 vjet më parë, ashtu sikur kemi qenë 1330 vjet më parë. Dhe do të jemi këtu e gjithandej në trojet shqiptare me bukë, kripë e zemër, derëhapur për mikun e sinqertë, por barotin e thatë për të gjithë ata që synojnë të na kthejnë prapa, në ferrin skëterrë të së kaluarës.
Realizimi i plotë i aspiratave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot është më afër se kurrë më parë. Ora e historisë po shënon tik-taket e pandalshme të vullneti fisnik të një populli. i cili edhe pse i ndarë në pesë shtete, nuk u gjunjëzua, as gjunjëzohet dot, derisa të realizojë qëllimin që kanë realizuar kombet e tërë botës.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi