O, EULEX, O "NENA" JONE.....!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

O, EULEX, O "NENA" JONE.....!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Dec 06, 2008 2:46 am

O, EULEX, O “NËNA” JONË...!
Nga Adnan Abrashi
Si njëra prej veseve tejet të shprehura të mentalitetit tonë shqiptar, pa dyshim është bindja e rrënjosur e krenarisë mashkullore në ne; apo, thënë ndryshe, gjatë çfarëdo vendimmarrje, patjetër ardhja në shprehje e fjalës autoritare mashkullore të burrit. Apriori, gati në çdo familje tonë, besa edhe në ato ku brenda përbrenda familjes, raportet e ndërsjella janë pak sa më të moderuara, ende dominon ajo bindje se “duhet të bëhet gjithmonë ashtu sikur thotë baba”, apo, thjeshtë, në atë shtëpi duhet të ndihet vetëm zëri i burrit (burrit me dy “r”, kuptohet”). E, si duket, realiteti në prapavijë është krejtësisht ndryshe. Edhe pse, thuaja e burrit, më së shumti i ndihet zëri në ndonjë vendimmarrje, nga ana tjetër e problemit, na del e kundërta: gjithmonë në fund është vepruar ashtu sikur ka thënë dhe kërkuar gruaja.
Zakonisht, në këto situata, burri në shikim të parë, e ka kënaqur krenarinë e vet që t’i dëgjohet zëri i tij, e në anën tjetër, pas heshtjes së kësaj shamate, gjithmonë ka përfunduar ashtu sikur ka kërkuar gruaja.
E pabesueshme mbase, por e vërtetë! Nëse ndonjë skeptik nuk i beson kësaj teze, shumë lehtë mund ta krahasoj atë si shembull edhe në familjen e vet: le ta merr një rast të vetin kur në ndonjë situatë ka kundërshtuar ashpër si burrë, dhe fjala e kujt ka dal si e realizuar në fund?
Një analogji me këtë metaforë, e kemi edhe me aferën e “burrërisë” tonë të fundit me refuzimin e 6-pikave të Ban Ki-moonit. Aty “burrat” e shtëpisë tonë reaguan ashpër dhe të vendosur, besa edhe me britmë dhe emocione duke thënë “JO”-në e fortë. Me këtë reagim të tyre “mashkullor”, më në fund publikisht u pa se kush “kollitet” në këtë shtëpi. BABA, dihet! Fëmijët na bënë pak potere, por kryesorja “nëna” heshti dhe e “kuptoi” se kush është zot shtëpie këtu..
A thua, si do të na del fundi, kësaj pune?
Posa të harrohet pak ky pluhur që u qua panevojshëm nga ana e “fëmijëve” të rebeluar, patjetër si gjithmonë në prapavijë do të bëhet ashtu sikur ka thënë “nëna”, ndërsa publikisht do të duket, ashtu qysh ka thonë me këmbëngulje “baba”?!
Nuk ka dyshim! Kurrë e tek, EULEX-si do të shtrihet në tërë territorin e Kosovës. E, me çfarë kushte dhe kondita do të veproj ai, pak kujt do t’i interesoj kjo punë më vonë. Sepse, si gjithmonë në këto raste: “ujku do të jetë i ngopur, e delet në numër”!
Posa EULEX-si të filloj të vendoset në Kosovë, më pas, na pretë një etapë tjetër edhe më strategjike: e punës pedagogjike brenda përbrenda familjes. Urgjentisht si prioritet, do të fillohet me edukimin e fëmijëve tanë të padëgjueshëm, të cilët, kohën e fundit, si shpesh po ngrehin kokë kundër vendimeve të”babës”.
Së pari, “baba” publikisht do t’i denoncoj ata, nga njëra anë, e nga ana tjetër, me metoda tanimë të sprovuara dhe prapa kulisave, heshtur do të punoj me media dhe analistët politik, të cilët në të ardhmen, me shkrimet e tyre analitike do të kontribuojnë për krijimin e një klime të re në Kosovë; klime “EULEKSIANE” Në këtë punë, “nëna” edhe më tej veç do të heshtë dhe në qetësi do ta bëj punën e vetë. Ajo, e sigurt në vete se gjithmonë në fund do të bëhet sipas fjalës së saj, nga buxheti i saj vetjak do të praktikoj t’ju jep “fëmijëve” ndonjë para, me kusht që ta dëgjojnë “babën” në të ardhmen...
Dhe... kjo strategji e veprimit, sikur ia ka nisur!
“Nuk do te lejoje te shahet EULEX....” Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e rregullt të qeverisë, e cila u mbajt këto ditë, duke akuzuar kështu organizatorët e protestave të kaluara dhe disa nga krerët e partive opozitare dhe të shoqërisë civile, që sipas tij me deklarata e tyre rreth vendosjes së ERULEX-it po prishin imazhin e Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare.
"Ne duhet të bashkëpunojmë ngushtë dhe assesi nuk duhet të tolerojmë sharje e akuza e hedhje të gurëve ndaj partnerëve tanë, qofshin të Bashkimit Evropian, qofshin të NATO-s apo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndoshta gjithashtu individ të caktuar të dështuar në politikë dhe të dështuar në sferat tjera pa ndikim në shoqërinë kosovare, kanë pritur që institucionet e Kosovës t'i thonë po gjashtë pikëshit edhe mund të jenë të frustruar, por ky është qëndrimi shtetëror dhe gjithë popullor", deklaroi kryeministri jonë.
Në anën tjetër, ndaj 6 pikave dhe vendosjes së EULEX-it, shumë medie dikur më të ashpra në reagimet e tyre, tani ja kanë nisë të zbuten. Në disa sosh, asi soji analistësh politik që në mënyrë direkt apo indirekte kaherë e kanë “hëngër” nga qeveria, veç kanë filluar nga pak t’i qëndisin ndryshe qëndrime të tyre të mëparshme. Patjetër që në të ardhmen, këta (b)analist, në shkrimet e tyre publicistike pro politikave aktuale, me përplot citime filozofike, edhe më shumë do të jenë të frytshëm dhe atraktiv në sytë e popullit të hutuar kureshtar si lexues. Ata të sigurt do të veprojnë kështu, sepse më së miri e dinë se te ne nuk lexohen fare gazetat e vjetra.
Sa i përket shoqërisë civile dhe atyre 20 OJQ –ve që ishin bashkorganizatore të dy protestave të fundit gjithëpopullore kundër 6-pikave të Ban Ki-moonit, kjo bashkësi e tyre që sot reflektoj fuqi, patjetër dikur do të përçahet.
Menjëherë, në dallim prej protestës së parë të 19 nëntorit, në këtë të dytën, disa OJQ që edhe më parë dihen se janë të afërta me perëndimorët dhe me strukturat qeveritare në pushtet, sikur nuk u vërejtën si aq aktive aty
E njëjta gjë do të ndodh edhe me pjesën tjetër të tyre: Më vonë, posa EULEX-si të rehatohet dhe të fillon ta hap “qesen” e vetë për financimin e programeve të “vlefshme” dhe “atraktive” shoqërore, atëherë, edhe mjaftë OJQ-të tjera, sikur ato alla “për demokraci”, “luftimin e SIDA-së”... e ku ta di se për çfarë mbrojtje të drejtave tjera në shoqëri, që si duket, kohën e fundit kanë mbet pa pare (lexo: donacione të huaja), patjetër dikur do t’i nënshtrohen këshillave të “nënës” ( edhe të “babë”, kuptohet)...
Por, me hesap, çdo familje në shtëpinë e vet e ka një fëmijë të “papërmirësueshëm”, e ky fëmijë te ne në Kosovë, edhe më tej do të jetë lëvizja “VETËVENDOSJE”. Ajo e cila deri më tani si vetmja në këtë shoqëri, është dëshmuar se kurrë nuk mund të shitet dhe mashtrohet lehtë, e më së paku me disa sheqerka të larme.
Me sa duket, në të ardhmen, edhe ”baba” edhe “nëna” do ta kenë mjaftë vështirë me ta...?!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: O, EULEX, O "NENA" JONE.....!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Dec 12, 2008 3:19 pm

ASHTU FLISTE MIXHA DIL!


 


Nga Adnan Abrashi


 


Në dallim prej shumë analistëve dhe publicistëve të tjerë, të cilët, në publikimet e veta, kanë shprehi që si shembull krahasues, gjithnjë t’i citojnë thëniet apo qëndrimet e të urtëve dhe filozofëve të falshëm botëror dhe Evropian, unë, më këtë artikull timin, do ta bëja të kundërtën. Do ta prezantoj  thjeshtësinë e filozofisë tonë tradicionale të shprehur përmes individëve popullor. Konkretisht, mixhës Dil, plakut më të moshuar të lagjes sime, dhe njeriut të urtë popullor, i cili thellësinë e pleqërisë së vetë, zakonisht i ulur në ndonjë stole të parkut të qytetit tim, e kalon me moshatarët e tij duke lozur “shesh-besh”me guraleca.


Këto ditë qëllimisht e takova, në vendin e tij të  preferuar të ndejës, dhe aty ishte i shoqëruar me një bashkëmoshatar të tij. Posa u përshëndeta me ta, e pyeta:


- “E, po, mixha Dil, po na vjen EULEX-i. Si e komenton ti këtë punë?


- “ Paqedashësja dhe trimëria duhet ta lartësojë këtë popull, ndërsa largpamësia dhe gjeturia në këto situata të volitshme historike, do ta shpëtojnë atë. I forti, biro, nuk i lutet Zotit, e Zoti kurrë nuk e donë forcën”- vazhdoi më tej mixha Dil.


“Logjikën e kësaj pune, kurrë mos e kërko duke u  mbështetur në moralin e parimeve të drejtësisë hyjnore, por ta trajtosh  atë si produkt i dalë nga raporti i forcës të cilën nuk e do as Zoti.  Me të ardhë dikush në shtëpi dhe me të kontrollua kush hyn e kush del te dera e jote, apo me të mëso se si do ta pleqërosh drejtësinë me robër të tu të familjes, kjo ka një emër tjetër, biri im, e jo ndihmë e miqësi, qysh po na thonë këta politikan tanë. Një herë e kishim si babaxhan në kokë krejt botën (UNMIK-un), ku në të  u vërehej se më shumti i ecte fjala Evropës, tashti po na vjen mu kjo Evropë me këtë EULEX-in ku, më së shumti po i ecë fjala Serbisë, e po tutna që mas disa viteve, runa Zot, fundi i kësaj pune, mos po na del ne si Kosovë, ku do të dominoj vetëm Serbia”


“Por, sipas teje, si duhet me ia bë kësaj pune, mixha Dil?” – e pyeta unë në vazhdim


Me paqedashësi po se po, biri im,  por edhe me trimëri. Me gjeturi në situata, patjetër, por edhe me largpamësi, sepse shtëpinë, s’e mbajnë trarët, por njerëzit.  Andaj, ne për me arrit këtë shkathtësi të urtë vepruese, do si do, na vyejnë politikan të aftë. Njerëz të duhur në vendet e duhura. Sikur po vërej unë, ne sot në Kosovë kemi tri biçim njerëzish si politikan: dikush që është ose politikan i vërtetë, ose gjysmë-politikan, ose hiq-politikan. Politikani i vërtetë është ai që ka qëndrimin e vet dhe këshillohet me të tjerët;  gjysmë politikan është ai  që ka qëndrimin e vet por nuk këshillohet me të tjerët, ndërsa hiq politikan është ai që kurrë nuk ka qëndrim të vetin dhe gjithmonë i dëgjon vetëm të tjerët. Nga këto tri kategori, qëlloja ti vetë se çfarë biçim politikanësh ne sot i kemi në pushtet  këtu në Kosovë”?


- “A ke fëmijë, o dashamirë? -  Ndërhyri papritmas në këtë bisedë me pyetjen e tij shoqëruesi  tjetër dhe bashkëlojtari në “shesh-besh” i mixhës Dil.


- “Po, 3”!- i thash.


- “Me ymër të kofshin, biro”! –uroi nga zemra plaku .  “Por si të thërrasin ata ty”?


- “Babë” – ju përgjigja i çuditur unë me këtë pyetje.


- “E, a e di ti se pse ata të tharësin ashtu?


-  “Paj...”??!


- “Sepse ju ke “shk...nënën...”! Ma merr mendja se po e kupton ku po ta qes me këtë mesele? - u përgjigj duke qeshur me ironi plaku tjetër. “Vetëm shiko se çka po ju bën Serbia këtyre?! E ata?!  Në vend që ta dënojnë, veç po e shpërblejnë atë...!!?


Për aktualitetin tonë politik sot, ashtu fliste, mixha Dil...dhe bashkëshoqëruesi i tij, kuptohet! Kështu flisnin “filozofët” tanë  të zhgënjyer popullorë nga përditshmëria.


Për fund, për ta prezantuar sa më natyrale këtë kontakt, edhe mua mu deshtë që në këtë artikull ta ruaj origjinalitetin e bisedës. Prandaj, edhe u shpreha troç: mu ashtu sikur dëgjova nga ta.


Por...me sa duket, këta pleq edhe kishin të drejtë: A thua, për të vepruar urtë në politikë, neve si popull,  shumë na u dashka në të ardhmen: paqedashësia, largpamësia, dhe gjetura në situata të volitshme historike, ama, nga ana tjetër, edhe  pa ja “shk... nënën” dikujt, nuk po të thirrka babë..?!

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: O, EULEX, O "NENA" JONE.....!

Mesazh nga Lumi prej Fri Dec 12, 2008 8:13 pm

adnan boll po munohesh veq formulen hala nuk e gjete se je perzie edhe ti ne tana anet nuk e din njeri se ku qendrojn pikpamjet tua -ti her ne te majt her ne te djath e kurr drejt ashtu si hiqesh per ate edhe opinioni i jot nuk mund t lexohet me endje.

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: O, EULEX, O "NENA" JONE.....!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi