Kristaq Shabani:Hapet një dritare e re paraqitjeje zgjim ëndrrash e dëshirash…

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kristaq Shabani:Hapet një dritare e re paraqitjeje zgjim ëndrrash e dëshirash…

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu May 26, 2011 9:58 pm


Kristaq Shabani:Hapet një dritare e re paraqitjeje zgjim ëndrrash e dëshirash…

“L I R SH Ë M”

Organ periodik kulturor- letrar e shoqëror i Qeverisë së Nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Andon Zako Çajupi “Gjirokastër. Botohet në kujdesin e Lidhjes ë Krijuesve “Pegasi” Albania me qendër në Gjirokastër. Viti I III I botimit Nr 3(003) e –mail pegasi2003@yahoo.com, orestlulo@yahoo.com Çmimi 50 lekë euro 1 Muaji prill 2011
Kontrast SHKOLLA “ANDON ZAKO ÇAJUPI”


Sot Dje

NË VEND TË EDITORIALIT

“DREJTIMI I SHKOLLËS DHE NDJEKJA E ECURISË NË PROCESIN “GJITHËPËRFSHIRËS E NXËËNSVE DHE FËMIJËVE ROMË”
NGA OREST LULO, DREJTORI I SHKOLLËS

Shkolla është ajo që sjell ndryshimin. Kur flasim për ndryshim kemi parasysh reformim, përballim sfidash, njohje problematikash dhe zgjidhja e tyre duke gjetur rrugët e përshtatshme, të cilat synojnë të gjitha në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Cilësia e arsimit kërkon një shërbim për të gjithë, pra një arsim gjithëpërfshirës. që do të thotë njohje dhe pranimin e ndryshueshmërisë mes nxënësve. Shkolla jonë është një shkollë që ka një përbërje heterogjene të racave , kulturave, etnive dhe si një shkollë e tillë synojmë në zbatimin e kurrikullave, të cilat formojnë vlera të qytetarisë demokratike. Pra për të patur një shkollë të tillë duhet që puna e drejtimit të saj të përqëndrohet në disa drejtime kryesore si në një administrim të shkollës, i cili të ketë besimin e nxënësve, mësuesve dhe prindërve, në trajnimin e pandërprerë të mësuesve për çështje specifike të shkollës për të rritur treguesit profesionalë të mësuesve, përshtatjen e kurrikulës, ekstracurrikulës me nevojat e nxënë duke mos ju devijuar objektivave të programit; zbatimin me përgjegjshëmëri institucionale për të minimizuar braktisjen shkollore dhe të orëve mësimore, ndihmë e vazhdueshme për mësuesit në gjetjen e formave të reja të motivimit të vazhdueshëm të nxënësve; në rritjen e rolit të shkollës për të qenë jo vetëm ku merren konceptet dhe shprehitë, por në qendër ndryshimi; evidentim i i problematikave të shkollës dhe gjetja e zgjidhjeve me të gjithë të interesuarit; puna me mësuesit për t’i mësuar ata të jenë sensibël dhe të hapur për të pranuar praktikat pozitive. Vlerësimi i diversitetit të nxënësve duke krijuar një komunitet gjithëpërfshirës që do të thotë një punë me rezultate. Kjo kërkon njohjen e kulturës së komunitetit shkollor, përbërjen sociale, psikologjinë e mjedisit ku jetojnë nxënësit, traditat dhe kulturat e tyre.
Mund të pyesë ndonjë se si keni mundur t’i bëni gjithë këto në drejtimin e kësaj shkolle, e cila ka numrin më të madh të fëmijëve romë dhe egjyptianë në Qarkun e Gjirokastrës. Do të ishte e pamundur të isha një drejtues, që të zbatoja gjitha sa thashë më lart, pa mbështetjen e organizatës “Save the Children”, në kuadër të projektit ‘Gjithëpërfshirja e fëmijëve në arsim me fokus fëmijët romë dhe egjiptianë”. Vetëm këtë vit mësimor që jemi, falë mbështetjes së tij janë tërhequr në shkollë 27 fëmijë romë dhe egjiptianë.
Si ka qenë ky bashkëpunimi e mbështetje me projektin?
Në punën me mësuesit, e cila është realizuar nëpërmjet: trajnimeve të ndryshme rreth përdorimit të teknikave, strategjive, llojeve të vlerësimit dhe motivimit të nxënësve, në seminaret që në në qendër kanë pasur njohjen e kulturës dhe traditës rome, shkëmbimet pozitive mes rajoneve, në trajnimet rreth punës me komunitetin dhe përfshirjen në procesin mësimor- edukativ, në aplikimet e vëzhgimeve në orët mësimore duke sugjeruar teknika dhe metodologji të suksesshme, ku nxënësi zë vendin kryesor të orës mësimore..
Në punën me nxënësit janë përdorur forma dhe metoda të larmishme për edukimin e punës në grup, për hapje dhe sjelljejtë shqetësimeve, në qenien e aleat në praktikat pozitive, në pajisjen e të gjithë nxënësve me mjete didaktike dhe kancelarike. Është bërë një puën e madhe dhe praktike me prindërit, në bashkëpunimin me shoqata, në fuqizimin e rolit të Qeverisë së Nxënësve; në takimet me Bordin e Shkollës, në klasat ekstrakurrikulare, një gjetje kjo e duhur për përparimin e famijëve, në veprimtaritë e shumta shkollore të realizuara me programe të qarta dhe të vijueshme gjatë gjithë vitit shkollor, të cilat kanë shfaqur vlerën dhe kulturën rome të ndërthuruar me atë jo rome, ku vlen të përmendet “Sfilata me veshje rome dhe jo rome”, aktivitete për festat të caktuara të kulturës rome, për ditët e të drejtat të vetë fëmijëve e tjera. Po kështu frutdhëns kanë qenë kurset verore, ekskursonet shkollore, puna me projekte, përdorimi i mjeteve bashkëohore të teknologjisë së informacionit në procesin mësiomor. Të gjitha këto janë produkt i gjallë i punës dhe me përkushtim dhe me mbështetjet finaciare të projektit, të cilat i kanë ndryshuar pamjen shkollës, duke vendosur në qendër nxënësit si aktorë dhe faktorë të ndryshimeve të shoqërisë..
Kështu në shkollën nxënësit romë dhe jo romë me këtë sistem drejtimi janë pjesë e krenarisë sonë, ku shkolla është institucioni ku merren njohuritë, kultivohen shprehitë, diskutohen çështje të ndryshme dhe punohet bashkërisht për zgjidhjen e tyre.

Risitë në ciklin e ulët

Nga Mirela Sino, Zëv/Drejtore e Shkollës

Në ciklin e ulët të shkollës sonë 9-vjeçare “Andon Zako Çajupi” po zhvillohet një punë e konsiderueshme për futjen e metodave të reja të mësimdhënies në çdo klasë. Është krijuar një traditë e mirë që prej katër vjetësh që e ka zanafillën me ardhjne në shkollën tonë të mësueses Suzanë Kane. Nën shëmbullin e këtyre mësueseve metodologjia “Hap pas hapi” zbatohet dhe në klasat e tjera të ciklit fillor me mësueset: Manjola Sinani, Mirela Tola, Luljeta Gjoni, Zamira Dono e Eldjona Mullai.
Cilat janë risitë e kësaj metodologjie? Ristitë e kësaj metodologjie shihen në radhë të parë te rezultatet e nxënësve, interesimi i tyre për orën e mësimit; fakti që ata ndihen aktorë të rëndësishëm në jetën e tyre shkollore. Së fundmi, që është dhe më kryesorja, ndryshimet shihen edhe në përparimin e nxënësve në rezultatet e tyre në PME. Një ndër të mirat e këtyre metodave është dhe integrimi ndërlëndor, që sjell një zhvillim optimal te nxënësit, duke harmonizuar talentet në lëndë të ndryshme. Nxënësit nuk lihen të lënë npas dore, por të rëndësishëm dhe të vlefshëm në çdo lëndë. Puna në ciklin e ulët ka qenë një shembull i mirë vazhdimësie dhe për ciklin e lartë që ka adoptuar mjaft nga metodat dhe integrimin ndërlëndor. Procesi mësiomor ka ecur mirë në përgjithësi falë interesimit të madh të mësueseve në ciklin fillor dhe nga ana e prindërve. Një anë pozitive e prindërve është dhe frekuentimi i tyre në shkollë, i cili paraqitet i rregullt. Mësueset në ciklin e ulët janë mësuese të kualifikuara dhe mbartin një përvojë të mirë dhe të gjatë pune në PME. Ato janë të kualifikuara dhe të çertifikuara. Gjatë PME ndihmesë kemi patur në sigurimin e bazës materiale nga shoqata ‘Save the children’, por edhe me zhvillimin e orëve ekstra për kontigjentin e fëmijëve me rezultate të ulëta. Një ndihmesë të veçantë në kualifikimin dhe trajnimin të mësuesve kanë dhënë edhe seminaret dhe trajnimet e ndryshme të zhvilluara nga përfaqësues të MASH, DRA dhe shoqatës “Save the children”.
Përvoja e mirë vazhdon të funksionojë edhe te shkolla jonë vartëse “Së bashku” që ndodhet në lagjen “Zinxhira”. Mësueset e kësaj shkolle kanë bërë dhe po bëjnë një punë të mirë, falë përvojës së mësueses Suzanë Kane, e cila bën mësim në këtë shkollë. Kontigjenti i kësaj shkolle është një kontigjent i larmishëm, ku ka mjaft nxënës romë dhe egjiptianë. Një punë e mirë po bëhet për të udhëhequr kontigjentin rom drejt dyerve të shkollës, për ta bërë atë pjesë aktive të jetës shkollore. Specifikat e atij komuniteti kërkojnë një punë të madhe edukative morale dhe materiale nga ana e mësuesve.
Jemi të bindur se do të vazhdojmë punën e filluar më sukses dhe me përkushtim në mënyrë që të vazhdojmë të jemi si gjithmonë një shkollë e mirë, ku punohet dhe bashkëjetohet në harmoni.
Trajnimet si pjesë e rëndësishme e kualifikimit për mësuesit
Nga Matilda Çerepi, Zëv/Drejtore e shkollës
Gjatë këtij viti mësimor janë zhvilluar mjaft trajnime në ndihmesë të procesit mësimor dhe duke ndikuar në rritjen e nivelit të mësimdhënies, nxënies në shkollën tonë. Tematika ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me procesin mësimor dhe trajnimi i parë ka qenë i lidhur me Orët e Lira dhe “Komunikimi” dhe më pas është vazhduar me “Planifikimin mësimor”, “Mësimdhënia me qendër nxënësin” , “Përdorimi TIK (Teknologjisë Intermatike) në funksion të mësimit”, “Zhvilllimi i miniteksteve në ndihmë të luftës kundër braktisjes së fshehtë”, “Tryeza të rrumbullkata mbi mësimin” e tjerë. Gjatë këtij muaji do të zhvillohet tema kaulifikuese “Vlerësimi dhe vetëvlerësimi i shkollës” dhe në vazhdim seanca e tretë për Komunikimin.
Kanë qenë mjaft rezultative këto seanca për mësuesit dhe procesin e mësimdhënies, sepse mësuesi merr vetë dije dhe e pasqyron atë te nxëënsit duke qene dhe vetë në krye të proceseve dhe në fokus të përparimit të shoqërisë shkencore , përvetësimit të teknikës e tjerë.

EDHE KËTË VIT SHKOLLOR KEMI FESTUAR E DO TË FESTOJMË, JEMI ARGËTUAR DHE DO TË ARGËTOHEMI KRAHAS PROCESIT MËSIMOR...

Nga Arbiola Karalli

Ne gjithmonë jemi në pritje dhe përgatitemi për festa, data përkujtimore, por në mënyrë të veçantë ne gjithmonë kujtojmë me respekt përpjekjet, që u bënë për shkollën shqipe dhe të mësuarit shqip. Ndaj gjithmonë nderojmë shkollën e parë shqipe të hapur në Korçë në vitin 1887... Në nderim të mësuesve që dhanë jetën për këto shkronja, dita e 7 Marsit është festuar dhe do të festohet nga të gjithë ne, si një ditë e shënuar, si një ditë, që filloi rruga e ndritur për të eliminuar analfabetizmin dhe paditurinë , për t’i hapur rrugën përparimit dhe diturisë... Kjo ditë ka treguar një ëndër të bërë realitet, të cilën e realizuan shumë njerëz të ditur, shkrimtarë të njohur si Naim Frashëri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Pandeli Sotiri , Dhaskal Todri, Lasgush Poradeci e tjerë , të cilët luftuan me me pushkë dhe penë që të vinte kjo ditë që të gjithë të shprehnin hapur mendimin e tyre e të mbizotëronte dituria te secili prej nesh. Mesuesit tanë kanë qenë dhe janë shumë të duruar me ne, sepse ata, dhe kur na bëjnë ndere, ne nuk dimë t’jua shpërblejmë. Kjo ditë shërben edhe për të kujtuar mësuesit tanë, të cilët na kanë mësuar të shkruajmë shkronjat, na kanë mësuar si të shkruajnë emrin tonë, emrin e atdheut tonë të dashur... Kjo ditë është festë, por edhe ditë që ne kujtojmë fëmijërinë tonë, vështirësitë, që nuk i kemi ndier dhe kjo, falë mësuesve tanë. 7 Marsi është dita e mirënjohjes ndaj mësuesvve tanë të dashur, të cilët me një përkushtim të madh na dhanë dituri dhe besim pa kufi. Mendoj se kjo ditë është dita më e përshtatshem që ne t’u themi: “Na falni për shqetësimet që u kemi bërë të kaloni!...”
Pas 7 Marsit vjen dhe dita tjetër e Nënës, një festë për njeriun që lind krijesat njerëzore. Ndaj këto dy ditë Qeveria e Nxënësve e shkollës sonë i festoi me madhështi dhe program të caktuar. Këtë vit shkollor ne kemi organizuar shumë veprimtari në shkollën tonë, duke fokusuar edhe figurëne shenjtë të Nënës së madhe Tereza e tjera dhe jemi në fazë përgatitjesh për ditën e fëmijëve 1 qershorit.


Skicim
Princesha Argjiro
Nga Anjeza Xhemali
Në kështjellën e lartë ti komandoje. Kishe mbetur e ve Argjiro princeshë, sepse shoqin ta kishin vrarë në luftë. Vetëm foshnja e vogël të kishte mbetur. Kur po vije djalin në gjumë dhe i këndoje këngë trimërie të lajmërojnë se kështjellën po e sulmonin taboret turke. Ndërkaq dhe urdhër për mbrojtje me çdo kusht të kështjellës. Kurrsesi nuk mund të pranoje të bije në dorë të turqve dhe në çaste të marrjes së kështjelëls, bëre një akt heroik: U hodhe si zog i bardhë nga muri i lartë i kalasë me djalin që të mos u krijoje mundësinë osmanllinjve të shndërronin nga princeshë kryezonjë në shërbëtore të tyre… Ata hapën sytë, kur ti kreve aktin heroik. U vrave në një shkëmb që, edhe sot e kësaj dite, qumësht pikon…
Probleme të qeverisë së nxënësve
RUBRIKA : “TË DREJTAT E FËMIJËVE”
Si zbatohen në shkollën tonë të drejtat e fëmijëve?
Nga Xhejsi Çobani
Të drejtat e fëmijëve


Shumë fëmijë sot në botë vdesin nga uria, disa nga uji i papastër. I shikon fëmijët nëpër semaforë duke lypur për të siguaruar jetesën apo duke pastruar xhamat. Disa prindër, për arsye ekonomike, i çojnë fëmijët e tyre në jetimore. Ndodh shpesh që fëmijët të vuajnë nga padrejtësia, sepse ata nuk mund të mbrohen, i përbuzim të drejtat e tyre…. Fëmijët vijnë në jetë për të jetuar dhe jo t’u privohet e drejta e të jetuarit…
Në shtetin tonë ka shumë fëmijë, që rrjedhin nga pakicat. Ka dhe në shkollën tonë. Disa njerëz nuk i pranojnë fëmijët me ngjyrë. Ata shndërrohen në racistë. E ç’ka të bëjë ngjyra? Të gjithë kanë shpirt e zemër, janë njerëz që frymëmarrin. Për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve ekziston Konventa për të drejtat e fëmijëve, një marrëveshje ndërmjet shteteve. Në vitin 1991 këtë Konventë e kanë nënshkruar 191 shtete të botës.
Po cilat janë disa nga të drejtat e fëmijëve që shprehen në Konventë?
1.Fëmijët kanë të drejtë t’i njohin të drejtat e tyre. 2. E drejta e ushqimit të mjaftueshëm dhe ujin e pastër. 3. E drejta për të pasur një familje. 4. E drejta për tu arsimuar. 5. E drejta për të shprehur mendimin.6. E drejta për kujdes shendetësor 7. E drejta për të luajtur. 8. E drejta për të mos u dhunuar.
Në shkollën tonë edhe nën drejtimin e Qeverisë së Nxënësve është bërë një punë e madhe për realizimin e këtyre të drejtave, kjo e ralizuar edhe e shprehur qartazi në të gjitha veprimtaritë e ndërmarra për këtë vit mësimor.
20-25 maj ekspozita “DUART E ARTA” në Muzeu Kombëtar
Nxënësit e talentuar të shkollës sonë marrin pjesë me punimet e tyre në ekspozitën e Qendrës Kulturore “MODA NË FOKUS”, EKSPOZITË KJO QË EKSPOZOHEN PUNEME NË PIKTURË, GDHENDJE E PUNIMESH NË BAKËR, XHAM, DRU E TJERË, FANTAZI ME PUNIMET EDORËS.

Punime të talentuara dhe konkurrime të denja të nxënësve tanë
Fatime Lani, mësuese e edukatës shoqërore dhe edukimit figurativ

Tashmë është bërë një traditë e mirë në shkollën tonë pjesëmarrja e nxënësve me anë të punimeve të tyre në ekspozitat e zhvuilluara nga ana e Drejtorisë së shkollës ose DAR Gjirokastër e më gjerë në rang lokal ose kombëtar. Nxënësit e shkollës sonë janë vlerësuar me çmime të para, apo tituj të tjerë nderi. Tematikat kanë qenë të larmishme: Krijime për shenjtoren shqiptare Nënë Tereza, Heroin Kombëtar Skenderbeun, krijime për të Drejtat e Fëmijëve, pjesëmarrje në ekspozimet për “Kryqin e Kuq”, “Luftën kundër SIDA-S, Duhanit, Alkoolit dhe Drogës” dhe së fundmi janë përgatitur për t’u përfaqësuar denjësisht në ekspozitën “Duart e Arta”. Të bën përshtypje talenti dhe çiltërsia, origjinaliteti dhe pasioni me të cilin fëmijët perceptojnë botën , japin ide apo zgjidhje për problemet jetike të kohës. Në peizazhet, portretet apo natyrat e qeta të tyre spikat dashuria për Atdheun, krenaria për vendlindjen apo mrekullia e natyrës fëminore, duke u dhënë shembull dhe të rriturve, kënaqësi moshatarëve që shikojnë këto ekspozita të mrekullueshme. Do të ishte e gjatë lista e talenteve të shkollës sonë ndaj dhe ne do të përmendim disa prej tyre: Ervin Bedaj, Anxhela Lile, Maroi Zaimi, Dejvi Sinani, Ervina Tushe, Amalia Ajdini, Andrea Muço, Orest Xhaferi, Aurela Hazati, Emanuela Kuçi dhe Luiza Lazaj që është nderuar me çmimin e parë në konkursine “Kryqit të Kuq”.

RUBRIKA DISKUTIVE “MËSUESIT DHE PRINDËRIT”
PYETJE PËRGJIGJE:” A NJIHEN MIRË DETYRAT E MËSUEVE DHE TË PRINDËRVE NË SHKOLLËN TONË TË BASHKUAR “ANDON ZAKO ÇAJUPI”
Kujtesë Mësuesve
Roli i mësuesit në vlerësimin e jashtëm të kurrikulës
“Kushti i parë dhe i rëndësishëm për çdo mësues është njohja në detaje e programit, në të gjithë elementet përbërëse të tij. Sqarojmë se teksti i nxënësit, apo tekste të tjera shtesë shërbejnë si burime informacioni për realizimin e programit. Njohja dhe të kuptuarit e programit ndihmon mësuesin të përzgjedhë saktë tekstin dhe literaturën tjetër ndihmëse, që do të përdorë, apo do t’ua rekomandojë nxënësve...”.
VLERËSIMI I PUNËS SË MËSUESIT
“STRATEGJIA KOMBËTARE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR 2008-2013” JEP PARIMIN THEMELOR: “Sistemi arsimor kombëtar shërben si sektor shërbimi, i cili do t’i pajisë qytetarët e ardhshëm shqiptarë me njohuritë e nevojshme, me aftësitë e shkathtësitë e mjaftueshme, të edukuar dhe të përkushtuar për të realizuar planin kombëtar e zhvillimor të vendit”.
“Mësuesi mbetet udhërrëfyesi i dijes, pasqyra e shkollës dhe njëkohësisht, njeriu më i vlerësuar për shoqërinë. Vetëm mësuesi mund të ndryshojë shkollën, vetëm ai mund ta edukojë nxënësin dhe vetëm ai mund ta ndryshojë shoqërinë”.
ROLI I PRINDIT NË SHKOLLË
“Kur ata zbulojnë se aktivizimi në shkollë i bën të ndjehen mirë me veten dhe me familjet e tyre, duan të aktivizohen sa më shumë. Kjo njehet në çdo bisedë me prindërit, gjyshërit e sidomos është e theksuar, kur fëmija frekuenton akoma ciklin fillor”.
PRINDËRIT , gjithmonë duan për fëmijët e tyre një mësues të mirë. Të gjithë jemi dakort se prindi me mësues të mirë quan atë mësues që është i drejtë, që e bën mësimin interesant dhe është një profesionist në mësimdhënie.


POEZIA E SHPIRTIT TË NDEZUR KRIJIME TË RRETHIT LETRAR TË SHKOLLËS

Luiza Lazaj
Klasa e VIII A


Dhimbja per nënën


Retë e zeza qiellin mbuluan,
ishte nate e errët, natë e trishtuar.
Atë natë nëna u sëmur rëndë,
fytyrëzbehtë , s’qëndronte dot në këmbë.
Vajza e mori nënën, në shtrat e çoi,
atë natë vajza asgjë s’kuptoi.
Lajmëruan mjekun që shpejt e vizitoi.
Një sëmundje të rëndë kishte
Që, vajza kurrë, s’e pranoi.
Nëna dita - ditës dalëngadalë po tretej,
hidhërimi I vajzës përgjithmonë do të mbetej.
Dhe erdhi një ditë, kur nëna s’ndihej mirë,
shikimi dalëngadalë po i largohej,
çdo rrahje e zemrës po i ngadalësohej.
Nëna thellë në zemër ndjeu se vdekja po afronte.
Për herë të fundit vajzën donte ta shikonte.
E thirri ngadalë dhe vajza me lot në sy
dorën ia vuri në ballë:
“Bijë e dashur, – i tha ajo , -
tani po largohem, por ti mos u trishto...
Jeto e lumtur në këtë jetë,
të gjitha ëndrrat bëji realitet”.
Këto ishin fjalët e fundit, që ajo i tha,
Sytë përgjithmonë i mbylli dhe loti i ra.
Nënën me ceremoni në “banesën” e fundit e çuan
dhe, që nga ajo ditë, vajzës lotët s’i shteruan.
Qante ditë e qante natë pa pushim,
trishtimi i vajzës nuk kishte mbarim.
Jeta nënë e bijë i ndau,
në dy botë të ndryshme ajo i shpërndau.
Ju që këto vargje do të lexoni,
Hidhërimin e vajzës do ta kuptoni,
Trishtimin dhe lotët këtu do t’i gjeni,
nuk do t’i shikoni,
por thellë në zemër do t’I ndjeni..

Aurela Hazati


Qyteti ynë i gurtë
Gurë, gurë i ndërtuar,
Gjirokastra vend i shquar,
ke shtëpi me kështjella guri,
kush të pa dhe nuk të mburri.
Ke kalanë e Argjiros,
të gjithë ta kanë zili,
E shikojnë e mendjen e lënë,
kur vijnë te turistët tek ty.
Gurë gurë e ndërtuar,
Gjirokastër - dritë ndriçuar!

Ledjon Reçka, Klasa e VI B


LEJLEKU DHE PLEPI

Më vjen në mendje një shtëpi
Nën mal mbi lumin me lajthi,
Një plep i vjetër ishte në breg,
ku kishte çerdhen një lejlek.
Askush folenë s’e mban mend,
Që kur në plep kishte zënë vend,
Po dihet veç një gjë në fshat,
që plepi tok me të u zgjat.
Në sup e mori qysh i ri,
E solli qysh në pleqëri,
Sa gjenerata krra- krrra,
U hodhën plepit krah më krah.
U plakën, lindën , ikëm larg,
por sçe harruan atë prag!
Paçka se ikën në mërgrim,
sërishmi erdhën në fluturim.
Më vjen në mendje një shtëpi
me mollë dardhë dhe avlli
Dhe s’e harroj dot atë plep,
ku kishte çerdhen një lejlek,

Stërnipi i tij akoma vjen...
“Stërnip, tungjatjeta po të them,
Do të pleqërojmë ti dhe unë,
Si ne do të lindin shumë- shumë”.

Anastasia Ceko


BRENGA E VASILIQISË

Rrinte e priste Pashanë
se mos shfaqej nëpër shtigje,
Ca nga brenga , ca nga malli,
u bë mjegull nëpër brigje.
Duke pritur Ali Pashën,
u bë ëndërr, u bë pemë,
Për të ndjekur pas Pashanë,
u bë erë në Tepelenë...

Fëmija dhe pranvera
Pranverë e bukur, si një nuse,
stolisur lulesh ngjyra – ngjyra,
pse i vesh pemët, vogëlushe,
me gjelbërim dhe stolira?!
Përse thërret zogjtë nga foletë
që me gëzim të fluturojnë
dhe majë pemës nëpër fletë,
gëzueshëm të cicërojnë?!…
Përse fton bletët ndër koshere,
të dalin fushës përsëri
edhe nektarin prapë verës,
ta bënjë mjaltin si flori?
Përse zgjon bujkun që me natë,
të dalë tutje nëpër ara,
ku i fal bukën si dhuratë
nga disa fara?
Për ty vesh pemët me stolira,
për ty ftoj zogjtë të këndojnë,
për ty nis bletët të punojnë
dhe i fal bujkut plot të mira...
Se je më e shtrenjta nga stolitë,
lulja më e bukur e pranverës,
gëzimi i jetës ndër shtëpitë,
për miliona njerëz…

Eja, Dallëndyshe,
Dallëndyshe bukuroshe, shpesë e dashur,
vogëlushe e palodhur
udhëtare që mërgimit
s’trëmbesh fare.
Eja, zog, prapë te ne,
Dallëndyshe mërgimtare,
eja prapë mbi dritare
nën strehë bëj folenë,
zogjtë e vegjël ku të flenë,..
Diell, na sill dhe pranverën,
siç na e solle dhe tjetër herë,
të shkëlqejë bukuria,
të ringjallet njerëzia,
gjithë me lule nëpër fusha.
Dallëndyshe vrapimtare,
hapi flatrat lodhëtare
me plot endje pranverore,
ndër livadhe lulëzore,
ku shkëlqejnë mijëra ngjyra.

Sabina Xarba


Mamit tim

Mami, të dua,
të dua sa më s’ka ,
se ti më solle në jetë,
më fale gjithçka!

Amali Ajdini
Një motër e vërtetë,
një shoqe për jetë
Sytë e tua shkëlqejnë
Zemrën time e rrëmbejnë...
Buzër e tua shpejt lëvizin.
Një ëndërr të re për mua nisin...

Anjeza Xhemali klasa VI A


Shoqes sime të mirë

Flokëzezë
Me sy të zinj,
kështu e përcaktoj qenien tënde.
Dikush thotë për ty: “E bukur”,
Dikush thotë: “Magjepse…”
Flokëzezë me sy të zinj
Sigurisht s’mjafton kaq,
të shpreh qenien tënde,
Pa shpirtin dhe zemrën flori…

ANJEZA XHEMALI


KALAJA E GJIROKASTRËS

E gjatë me gurë…
Shumë njerëz ke brenda sot vizitorë…
Kujtojnë historinë tënde...
Trimat e tu...
Pushtuesit osmanë...
Aty lindi djali i Argjiros,
por me mamanë e tij fluturoi nga ty...
Që atëherë që ata ranë nga muret e tua të lartë
qan e për ëngjëjt që të ndërtuan...

Juliana Xarba , Klasa e gjashtë
+
Deti është i bukur me dallgët e tij,
dhe në çdo verë na “gjen” aty...
Vera është e nxehtë dhe nxehtësia e saj
shuhet vetëm në det…
Vërtet deti është i bukur,
por të gënjen,
se, kur dallëgët e tij janë të mëdha ,
deti të të rrëmben..
* * *
Helm i bardhë, larg!


Çfarë është kjo që po më shpon?
Ç’të jetë kjo që po më helmon?!
Përse po më mundon kaq shumë?
Përse shpirtin ma ka vrarë
e nuk më lë të them dy fjalë…
Më ka lodhur, më ka stresuar.
Ah, kjo bardhësi e helmuar!
Të duket si ngushëllim,
por është veç helmim...

E shtrenjta Shqipëri
Nga Dixhona Burnaci
Je si lulja e mëngjesit,
je si dielli që shndrin,
Ndaj të mbaj gjithnjë në zemër
O shtrenjta Shqipëri!

Leonidha Kapllanaj
+
Rrëfenja e emigrantit fëmijë...
Për në kurbet u nisa plot trishtim
për dhimbjen që kisha për prindin tim.
Me varfërinë në shtëpi s’ kishte më gëzim,
por lot në sy e plot hidhërim.

Për në kurbet u nisa
me shpresën për përmirësim,
Por në rrugën e mundimshme
humba fëmininë…

Klevis Mene , Klasa e VI B


E dua mamanë time, më të shtrenjtën në jetë,
E dua babanë tim dhe pse është i sertë,
E dua motrën time, argëtohemi gjithmonë,
E dua vëllain tim, s e është më i shtrenjti për mua në botë…

Flavja Çelo, klasa e V A


Hedh sytë dhe vështroj globin e vogël mbi komodinë
me ngadalë e rrotulloj
dhe befas shfaqet vendi im...
Shqipëri, sa e bukur je, të gjithë ta kanë zilinë,
vendi me male shumë, me popullin zemërmirë.
Me zakonet e tua nga të parët trashëguar,
me gratë e mira dhe të bukura
e me burrat trima të bekuar...
Ja ky është vendi im, Shqipëria ime e vogël,
në hartë duket një pikë,
por e madhe është në shpirt!

Fantazia e derdhur në përrallë e lidhur me lëndën e biologjisë, pastërtinë dhe shëndetin
Në fokus edhe dialogu
Aventurat e Çuit
Na ishte një herë , mbase dy ose një. Ndoshta mund të jetë akoma! Hej, fëmijë po mundohesha të tregoja një përrallë, por ngandonjëherë duket si e vërtetë, sepse njerëzit që s’binden kjo u ndodh.
Në një pyll të dendur mes pemëve të larta, pranë një liqeni të kaltër, e rrethuar nga një kurorë pishash të vogla, ndodhet shtëpia e familjes sime: Lepurushët Bardhi. Unë jam lepuri Çui, djali i parë i kësaj familje, më i bukuri, këmbëshpejti dhe më shakaxhiu ndër vëllezërit e mi. Çui Bardhi më quajnë. Shpesh herë mamaja më flet “Çui faqeziu”. Pse do të thoni ju? Unë kam dy vëllezër Tonin dhe Torin dhe një motër që e quajnë Koniria. E quajnë kështu se ajo i ka veshët e gjatë sa një kaush farash.
Të hënën Çunin e thërret mamaja.
Mamaja: Çuni Çui, eja këtu, të bësh një dush se duket sikur ke zënë pleshta, more mistrec.
Çui: “Mama, një herë tjetër, se sot paskam pak ftohtë”.
Mamaja: “Ç’i ke këto justifikime, more faqezi?
Çui: “Mama, burrat njëherë flasin. Ika tani se erdhi Kri Kri”.
Kri Kri: “Do të shkojmë nga arat me fara luledielli, se na duhen fara për detyrën e Biologjisë
Çui: “M..M, m!? Erdhi Kri Kri, erdha...”.
Kri kri: “Ore, ke ndërmend të zgjedhësh ndonjë farë?”
Çui : “Vëlla Kri, e di q ë ti je tamam për këtë punë? Nuk më zgjedh dhe mua ca kallëza...”
Kri Kri: “Çui, ikim se filloi të bjerë nata!”
Puff..
Çui: “Çfarë më gudulisi kështu? Obobo, sa më dhëmb veshi. Po më rrjedhin lotët si rubinet prishur!”
Mamaja: “Shkojmë te doktor Lejleku, bir...”.
Çui: “Aman, moj mama. Ç’do të më bëjë, ndonjë nga gjilpërat e tij? Apo nuk i ka qejf ai.
….
Lejleku: “Oh, kush na erdhi! Po ku je, more bukurosh. Ç’e mirë të solli?
Çui: “Më dhemb pak veshi”.
Lejleku: “Si shkon me lëndën e Biologjisë?”
Mamaja: “Libri është i paprekur, sa motra s’ka nevojë të blejë të ri”.
Lejleku : “Eh, mor Çui, të paska mbirë një farë në vesh!”
Çui: “Çfarë, farë?!… Biologjia… Ua, i shkreti unë...”
Lejleku: “Mos u mërzit se ta heq un ë lehtë e lehtë, sa s’do ta marrësh vesh.. do të ta mpij veshin....”.
Dhe doktor Lejleku kështu veproi. Çui shpëtoi...
*
Nxënësit e shkollës sonë kanë marrë pjesë në shumë veprimtari të organizuara nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve dhe e Shkrimtarëve “PEGASI” ALBANIA dhe Këshilli Koordinativ i Shoqërsisë Civile të Trevave të Jugut në muajt mars, prill 2011:
1. Në veprimtarinë e “Çerçiz dhe Bajo Topulli” ku nxënësit interpretuan një pjesë nga romani “Refleks në ujëvarë “ i shkrimtarit, poetit, studiuesit Kristaq F. Shabani, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë I.W.A, i cili evidenton figurat e mëdha të Rilindjes sonë Kombëtare, dhe patriotike gjirokastrite. Interpretimet e Arbiola Karalli , Xhejsi Çobanit, Amalia Hajdinit, Panajota Petridhit, Anjeza Xhemalit e tjerë lanë mbresa te auditori i gjerë pjesëmarrës dhe u përgëzuan edhe nga Kryetari i Bashkisë së qytetit të Gjirokastrës zoti Flamur Bime si dhe nga nipi i Bajos dhe Çerçiz Topullit z. Vilson Topulli, i ardhur nga Kanadaja për këtë event.
2. Pjesëmarrje aktive në evenimentit “PRAGSIMPOZIUM PEGASI 2011” me temë”LIRIZMI NE LETËRSI DHE RRUGËTIM ROFIL PEGASI INTERNACIONAL”, ku evidentohej dhe figura shumëplanshe e publicistit të njohutr gjirokastrit Xhevat Kallajxhi (publicist, studiues, monograf, poet). Një pestet interpretativ interpretuan pjesë nga veprat e Xhevat Kallajxhiut, monografitë për ish presidentët e SHBA “Abraham Linkoln” dhe Xhon Kenedi si kampionë të Paqes dhe të Lirisë dhe dhe të autorëve shqiptarë nga Gjirokastra, Tirana , Durrësi; autorëve të tjerë të ardhur posaçërisht për këtë event nga Kosova, Gjermani, Suedia, Belgjika, Lugina e Preshevës. Nxënëset në këtë event shoqëroheshin aktivisht nga mësueset Mirela Sino dhe Fatime Lani. Veprimtarinë e zbukuruan interpretimet e poetes dhe këngëtares kosovare Shefqete Gosalci dhe mjekut kirurg Aristotel Gushi.
3. Me rrethin letrar të shkollës u zhvillua një pasdite letrare, ku u shpërndanë dhe stimuj të dhënë nga LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe LPSHA “PEGASI” KOSOVA si dhe u dhuruan libra të poetëve dhe shkrimtarëve. Po kështu në këtë pasdite letrare u recituan poezi nga vëllimi katërgjuhësh “VIRTYTI I THYER” fitues në konkurs ndërkombëtar të poezisë, i poetit Kristaq F. Shabani.
4. Biblioteka e shkollës “Andon Zako Çajupi” u pasurua me libra të rinj për fëmijë te poetit dhe shkrimtarit Jorgo S. Telo dhuruar kësaj Biblioteke nga të rinj të gjirokastritë.
5. Drejtoria e Shkollës “Andon Zako Çajupi” dhe Qeveria e Nxënësve të kësaj shkolle impulsojnë në rikonstrukturimine Varrezave të Rilindsave, duke marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë e zhvilluara në shkollë dhe jashtë saj për këtë problem. U realizua kërkesa për paraqitjen sa më dinjitoze të këtyre varerzave , falë kontributit të dhënë nga Bashkia e Qytetit.
RUBRIKA BOTIME TË REJA
POETI GJIROKASTRIT Jorgo S. Telo ka nxjerrë në qarkullim vëllimin poetik për fëmijë


Sponsor të gazetës “LIRSHËM” 3: BASHKIM TOLA, INTELEKTUAL I NJOHUR, IMPULSUES I FJALËS SË LIRË DHE TË SHKRUAR DUKE BËRË REALITET DËSHIRAT E NXËNSVE TË SHKOLLËS ”ANDON ZAKO ÇAJUPI” PËR TË PROPOGANDUAR VEPRIMTARITË E TYRE SHUMËPLANSHE DHE PËR TË NXITUR ME MOTON : Të vijojmë udhëtimin e gazetës sonë.
Gazeta botohet në drejtimin e Presidentit të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, poetit dhe shkrimtarit Kristaq F. Shabani I.Ë.A, Ë.P.S
Kryeredaktore: Arbiola Karalli
Z/Kryeredaktore: Anjeza Xhemali
Redaktore: Anastasia Ceka
Informacion: Xhejsi Çobani
Këshilli botues: Matilda Çerepi (Kryetare e këshillit botues), Luiza Lazaj, Tase Kano, Mirela Sino, Merita Dilo, Fatime Lani
Adresa: Shkolla 9 vjeçare “Andon Zako Çajupi” Lagjja Gjirokastër Telefon ++35584262339
Informacioni 0692657185

Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve: 35229
Age: 59
Location: Kosovë
Registration date: 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi