Teki Dervishi:Flakë e borë, ftohtë e nxehtë - në Këshillin e Sigurimit!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teki Dervishi:Flakë e borë, ftohtë e nxehtë - në Këshillin e Sigurimit!

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Mar 24, 2009 10:56 pm

Flakë e borë, ftohtë e nxehtë - në Këshillin e Sigurimit!

Teki DËRVISHI


Fjala e ministrit Skënder Hysenit në Këshillin e Sigurimit, të hënën e kaluar, të themi më së buti, e entuziazmoi opinionin. Kurrë pa dëgjuar mirë për vete e keq për armiqtë shekullorë, edhe një xixë e vogël shkëndije, neve na i ngjall shpresat dhe na ngrit në këmbë, na jep frymë, shpresë! Të stërvitur nga “pritja historike” e të mirave të idealizuara, edhe lajmin “afirmativ”, që lakonizohet në fjalë, që fshehin strategji të të tjerëve për të penguar lëvizje minimale të të ecurit përpara, ne e lexojmë ashtu “si e dëgjojmë”, e jo ashtu “si thotë” lajmi “i mirë” për Kosovën. Plus që neve na i ka falur zoti analistët që “lajmeve të mira” ndërkombëtare u japin flakë e zjarr, pa ja që “rrodhën” dhjetë vjet robëri në flakërimet optimiste të analizës politike, sidomos kur hanë petulla ata “analistë” nga Republika e Shqipërisë, e ata e dinë më së miri punën e Kosovës, se ua rrëfen Paskal Milo!
Duke e zbuluar me vonesë destruksionin politik të UNMIK-ut, gjatë dhjetë vjetëve, sa herë ndonjë krim politik i tyre dilte në “sipërfaqe publike”, sidomos kur ekstremizohej arroganca nënçmuese ndaj shqiptarëve të Kosovës, kur i shkërryenin përtokë ushtarët e UÇK-së, kur “i zinin” në rrugë “të armatosur” “pa leje”, të gjitha këto nënçmime e përdhunime veç me një “lajm të mirë” na bënin t’i amnistojmë administratorët, madje edhe kur i burgosnin komandantët e UÇK-së, për ta zbritur moralin kombëtar përtokë. Edhe kur i jepnin urdhra Parlamentit të Kosovës ta refuzojë kandidaturën e Murat Jasharit për Avokat të Popullit, “përfaqësia” e OKB-së e quajtur “bashkësi ndërkombëtare”, ka pasur kujdes që ta japë një “lajm të mirë” për Kosovën, sidomos në deklaratat e eminencës evropiane. Ne pas një lajmi të mirë, menjëherë për një vit jemi ngritur në këmbë, kemi marrë frymë, kemi nisur ta ringjallim “shpresën e vdekur” dhe kështu për çdo vit, dhjetë vjet me radhë, kemi marrë epitetin zyrtar të “popullit më optimist në botë”.
Media. Guerilja ojq-iste, me propagandën e sponsorizuar të administratës “ndërkombëtare”, na shndërronte në adoleshencë që mashtrohet me bonbone të larme, derisa Kosova fundosej në papunësi, në një krematorium ku digjet perspektiva krijuese e punës së rinisë. Ne na kanë mashtruar me deklarata bombastike, nëpërmjet të cilave shprehnin përkrahje për Kosovën, derisa Kosova nuk lëvizte nga një pikë e vdekur e “status quo”-së që ishte betonuar me “ligjësinë” (pa sovranitet) të rregulloreve të UNMIK-ut sipas kriterit politik të shtetit terrorist policor të Serbisë!
Vallë, a është e mundur që një proveniencë e caktuar e eminencës politike evropiane të mos e kishte pasur të qartë punën destruktive të dekadencës politike të UNMIK-ut që punonte sipas metodave të veprimit në shtetet afrikane, ku asgjësoheshin fizikisht me miliona njerëz, sidomos kur dihet se të gjithë kryeadministratorët e UNMIK-ut ishin evropianë? Në Kosovë ishte më keq, nuk vriteshin njerëz në masë, por në masë vritej identiteti kombëtar, akulturoheshin qytetarët, shndërroheshin në qenie thjesht sociale. Vallë, a është e mundur të mos e kishin ditur se një popull që nuk e ka filluar luftën i pari, të jetë i kënaqur me “paqen e premtuar” që na e falën sot, paqe që i mungon e drejta e vetëvendosjes!
Prandaj fjalën dhe (replikat) e ministrit Skënder Hysenit në Këshillin e Sigurimit, janë një “lajm i mirë” që përsëri më duket se i ngjan asaj metodës “ndërkombëtare” ftohë-nxehtë që ta thyen gotën e çajit në dorë, që e bën çelikun të farkohet në kudhrën e rrahur me çekan. Dhe nuk besoj se ministri Skënder Hyseni “papritmas” u bë trim, pa pasur një përkrahje paraprake, që do të thotë përsëri e gjithë kjo është një strategji për të prodhuar “lajm të mirë” në Kosovën tashmë të zhgënjyer deri në fund. A është kështu a jo, do të shihet shpejt! Çfarë vendimi u mor në KS konkretisht pas replikave të ministrit Skënder Hysenit? - apo do të më qortoni për këtë pyetje, duke me thënë “prit pak”, gajret! Duhet pritur apo - përsëri shpresa e vdekur ringjallet!
Ky “lajm i mirë” kërkon analizë në dy pika. 1. Çjerrja e maskës së shtetit policor serb në KS a mund ta mbajë ndarjen de facto të Kosovës dhe që nesër, ose edhe nëse “presim pak” me shpresën e ringjallur, të zhbëhet kjo “gjendje e okupimit” klasik? Dhe 2. (e që është më me rëndësi), a do të jetë fjala e ministrit një prolog që ta thyejmë deri në epilog censurën e UNMIK-ut që na ka penguar të prononcohemi publikisht dhjetë vjet ,duke i nxjerrë në dritë qindra mijëra dokumente të gjenocidit dhe krimit serb mbi shqiptarët? Censura e UNMIK-ut për ta burgosur të vërtetën dhjetë vjet me radhë, është arsyetuar me faktin “të mos i frikojmë” serbët dhe ta harrojmë të kaluarën për një ardhmëri multietnike! Kush tha: ata që e harrojnë të kaluarën, e humbin ardhmërinë!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi