Miranda Haxhia:Qetësia e Bashës sfidon karrigen bosh të humbësit Rama

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Miranda Haxhia:Qetësia e Bashës sfidon karrigen bosh të humbësit Rama

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Apr 16, 2011 10:59 pm


Qetësia e Bashës sfidon karrigen bosh të humbësit Rama



Miranda Haxhia



Tirana ka nevojë për shpresë dhe arti i shpresës është qetësia. Këtë e kupton çdokush që pyet veten se kush do ta fitojë Tiranën. Një karrige mbeti bosh në takimin me një grup intelektualësh në sallën e Akademisë së Arteve. Ishte ajo e kandidatit të PS, zotit Rama, i cili bëri atë që ka në devizën e punës në Bashkinë e Tiranës prej sa e sa kohësh. Ajo karrige ku bashkëbisedohet qytetarisht nuk njihet prej kohësh nga zoti Rama. Ai mungon.

Është karrigia e mohimit e jo e pranimit me vëmendje e vlerës së këshillave, sugjerimeve, të plotësive që i vijnë një mendjeje, kur ajo kërkon të menaxhojë një komunitet të tërë. Pikërisht, me gjestin e mungesës në një medium të tillë intelektual dhe qytetar, zoti Rama tregoi se platforma e tij për Bashkinë e Tiranës është mungesa. Mosgjendja në krye të detyrës, mospërgjigjja ndaj qytetarëve të këtij qyteti.

Pikërisht sot, Tirana përjeton muajin e saj të fundit me një kryetar që nuk i është gjendur. Me një kryetar që refuzon të dialogojë, të dëgjojë dhe të përcjellë frymën bashkëpunuese.

Mungon për shumë arsye dhe hamendësime zoti Rama në tryeza të tilla qytetare dhe intelektuale. E para, se janë një pjesë e këtyre intelektualëve që vetë zoti Rama i ka fyer dikur duke i quajtur "çingije në oborrin e pushtetit", (edhe pse larminë e mbështetësve të tij, vjershëtorë e këngëtarë, askush nuk e quajti as zilkë, as këmborë në veshin e kryetarit të PS-së!), e tashmë do t'i duhej të kërkonte ndjesë para se ulej e t'i dëgjonte.

Mungon në të tilla biseda zoti Rama, sepse është përfshirë në fushatën armiqësore dhe fyese kundër qeverisë, duke harruar se është kandidat i zgjedhjeve lokale dhe jo i atyre parlamentare. Dimensioni i Bashkisë së Tiranës është vetëm një pullë postare për zotin Rama, të cilën e përdor me synimin e panginjur që të realizojë qëllimin e tij, ardhjen në pushtet me të gjitha rrugët e mundshme, të drejta apo të padrejta nga pikëpamja ligjore, mjaft që të shpjerë zotin Rama drejt ëndrrës së tij madhore.

Zoti Rama e lë gjithmonë karrigen bosh, jo për snobizëm, por se dialogu, bashkëbisedimi i tij i përdorur gjatë gjithë kësaj kohe fushate e akoma më tej, para saj, nuk i njeh këto koncepte, i shikon si të jenë ngjarje që nuk përfshijnë komunitetin e Tiranës. Besoj se ai nuk e imagjinon dot të ulet dhe të debatojë, të sfidojë me kulturë, etikë dhe inteligjencë. Edhe batutat e tij tashmë janë mjerane dhe as atë vetë nuk e bëjnë më të qeshë e të mendohet më pas.

Jam e bindur se asnjë qytetar i Tiranës nuk ka për ta kuptuar se çfarë programi prezanton zoti Rama. I vetmi program i tij janë shpifja, intrigat për stimultantë të dhunës, gjetja e armiqve nga një e dy për çdo ditë, që sipas analizës së vet i përkasin "gjakprishurve" të LSI-së, sikur të mos ishin po këta "gjakprishur" që ishin në krah të zotit Rama katër vjet më parë. Kushdo që është kundër tij, është i lig, gjuan me thika, vret...?! Nuk e kupton se ai po përdor një lloj thike më të egër dhe më vrastare për jetën demokratike, farsën e retorikës dhe patetizmin, të cilat veç gjëmbaçë urrejtjeje dhe dhune përçojnë.

A do ta mësojmë se çfarë prezanton programi i PS në këto zgjedhje? Nuk besoj. Që të mësojmë se çfarë parashikon kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, mjafton të ndjekim kandidatin e PD, zotin Basha dhe një ditë më pas, e gjithë platforma e zotit Basha kandidatit të Partisë Demokratike do të vijë në gojën e zotit Rama, kandidatit të Partisë Socialiste. Këtu nuk ka asgjë qesharake, është thjesht mbushja e një boshllëku të krijuar jo për një ditë apo për një vit, por qysh ditën kur kryetari aktual i Bashkisë, i cili sërish kandidon, zgjodhi të jetë edhe kryetar partie. Bashkia dhe ambiciet e tij tashmë janë një hartë bosh, e cila përpiqet të plotësohet me idetë, platformën e zotit Basha. E mira e madhe e kësaj pune është se zoti Rama po përforcon idetë e zotit Basha njërën pas tjetrës dhe sado të rreket e të thotë, të përsërisë se programi i tij është fitues, çdokush e kupton se koha e madhe e ironisë dhe talljes së zotit Rama ka përfunduar. Ylli i tij i suksesit i mbështetur në demagogji dhe përjashtim të të gjithë bashkëpunëtorëve është fikur.

E ka të pamundur të jetë në karrigen përballë qytetarëve të Tiranës zoti Rama, pasi atë karrige do ta dëshironte gjithmonë një ditë pas Bashës, që të përfitonte nga ligjërimi i tij, nga serioziteti i tij, nga dimensioni i parashikimit të zotit Basha për të shpëtuar Tiranën.

Më e pakta që do të bënte zoti Rama për të përligjur dialogun e munguar do të ishte shëtitja në rrugët e asfaltuara me ngut në këtë prag zgjedhjesh si për të rrëfyer se i njeh rrugët dhe rruginat e Tiranës, se i njeh hallet dhe problemet e qytetit, por do t'i zgjidhë këto ditë, vetëm këto pak ditë për t'i hedhur hi syve për katër vjet të tjerë.

Shumëkush përpiqet të parashikojë se kush do t'i fitojë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Besoj se përgjigjja është gjithmonë për njeriun që nuk fyen, nuk shan, që dëgjon, që dialogon me qytetarët; njeriu që e shikon qytetin dhe si ta bëjë atë të banueshëm për njerëzit, e jo njeriun që shikon pushtetin e si ta bëjë të mundur kapjen e tij, duke shkallmuar një nga një gurët e demokracisë që me aq mund i kemi vendosur.

Nëse zoti Rama refuzon si zakonisht ka bërë dhe vijon të bëjë ftesat për bashkëbisedim për hir të Tiranës, le të jetë qoftë edhe një qytetar apo intelektual i vetëm që t'i mësojë këtij kandidati se Tirana nuk merret si të ishte bisht i 21 janarit të shpikur dhe ujdisur prej vetë zotit Rama; le të jetë qoftë edhe një intelektual i vetëm qytetar i Tiranës që t'i kujtojë se asnjë nuk e dëshiron dhunën, se është e sajuar veç prej tij për të përligjur humbjen në këto zgjedhje; vetëm për të përligjur humbjen e tij të parashkruar nga lakmia për pushtet, që po i kthehet në një humbellë të madhe qorrsokaku.

Sepse Tiranën do ta fitojë i vetmi kandidat që përçon qetësi, inteligjencë, buonsens dhe qytetari. E këto i ka vetëm kandidati i Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi