Reagim- Kadri Osmani-Mani, njeriu që shkruan për të vërtetën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Reagim- Kadri Osmani-Mani, njeriu që shkruan për të vërtetën

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Nov 27, 2008 6:03 pm

Kadri Osmani-Mani, njeriu që shkruan për të vërteten

Reagim ndaj shkrimit të Beqir Elshanit

Nga Xhafer Leci

Kadri Osmani-Mani, bashkë me vëllëzërit dhe kushërinjtë e tij që nga viti 1949 -1990 mbi 100 vjet kanë vuajtur nëpër burgjet serbe për lirinë e çlirimit të atdheut nga thundra e shkjaut. Kadriu nga 25 vite që ka qenë i dënuar i ka vuajtur 17 vjet burg të rëndë.
Kadri Mani nuk është anëtarë i asnjë partie, nuk ka kërkuar nga askush shpërblime, poste politike, as të bejë karrierë. Pas lirimit nga burgu më 1990 në Kosovë atij nuk i del askush në ndihmë, në familje nuk i punonte askush. Detyrohet të shkon në Shqipëri, por edhe nga frika se do e mbyllin përsëri forcat e okupatorit serb. As atje nuk e gjen ngrohtësinë e shtetit shqiptar, "si kopsht me lule" që i kishin thënë derisa ishte në burg për Shqipërinë. Largohet nga Tirana dhe strehohet në Zvicër për disa vite, punë nuk gjen se ishte në moshë, mbase merr një ndihmë sociale nga organet zvicërane sa për të jetuar. Para disa muajve kthehet në Prishtinë, ku është duke magjistruar.
Librat e botuara të Kadri Manit janë:
• NËNË TEREZA E SHQIPËRISË
• 50 VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR PËRGJIGJE ME LIBËR NË LIBËR
• Shqiptarët janë atje(versioni 1); (versioni 2) • Romani: Nuset tona (komplet)
Kadriu ka të drejt ta mbroj rrugën që e ka zgjedhur të cilën shumica e intelektualëve e konsiderojnë të drejtë. Kritikohet nga enveristët, sepse nuk është me ta. Me ta nuk janë edhe shumë të tjerë si: Ali Lajçi, Sabit Rrustemi, Teki Dervishi, Adem Salihaj, Adil Pireva dhe shumë të tjerë, pa i përmend mijëra të burgosur të djathtës shqiptare nga viti 1945 e këndej.
Adem Demaçin enveristët e ngritin në qiell, edhe kur bëhet anëtarë i cilës do parti apo organizate shtetërore ose private, edhe kur i quan serbët vëllëzër e lavdërojnë dhe e zgjedhin kryetar të Lidhjes së shkrimtarëve!? S’ka problem, se marksist-leninistët mendojnë njësoi, ecin njësoi, hanë njësoi, shajnë njësoi, shkruajnë njësoi, i qeshin të tjerët njësoi, sepse partia dhe ideologjia e tyre është "monoteiste", pra moniste, që e përjashton pluralizmin e mendimeve....
Kadri Osmani nuk ka shkruar shkrime që të nxisë askënd, por nuk është as burrë që hesht ndaj shpifjeve dhe gënjeshtrave që i veshën Dr. I. Rugovës dhe LDK-së, ua përplasë të vërtetat në surrat, ndaj e shajnë dhe e sulmojnë nga të gjitha anët. Nuk ka turp më të madh se ta quash Dr. I. Rugovën, "Esat Pash Toptan", dhe këtë shpifje mund ta bëjnë vetëm enveristët e tërbuar.
Zotëri Beqir, ti je i vonuar shumë, para se ta këshillosh Kadri Manin se si duhet të shkruaj, ti ka qenë dashur që Fadil Shytit, t`ia tërheqësh vërejtjen për shkrimet destruktive dhe përçarëse që bënë ai. Duket se ti e paske shokë Fadilin, prandaj këshilloje që të bëjë shkrime me përmbajtje kombëtare, e jo antikombëtare.
Nuk ka rëndësi se çka je me profesion, por më rëndësi është ta dish se çka po shkruan, sepse historia shënon çdo cikërrimë, nuk i shpëton dot kush gjyqit të saj..
Ti z. Beqir, përmend Ali Shukriun për pushkatimin e atdhetarëve, gjë që është e vërtetë se janë pushkatue sipas historianëve shqiptarë mbi 4.000 mi luftëtar, patriot e atdhetar gjatë dhe pas LBD nga komunistët serbo-sllav dhe shqiptar të tipit A..Shukriut. Këta trima që luftuan për bashkimin e Shqipërisë Etnike, ju enveriset deri dje i quanit fashist, nacist, shërbëtor të huaj etj. Pse pra pikërisht nuk po bëni ndonjë shkrim ku duhej të kërkoni falje për fyerjet që i keni bërë krahut të Ballit Kombëtar qe 60 vjet pa ndërpre. Ju si zakonisht thirreni në gjakun e dëshmorëve, sikur dëshmorët të ishin vetëm tuajt, dhe se vetëm ju i doni ata!? Gaboheni shumë! Pikërisht këtu qëndron shkaku që ju po e përçani popullin, dhe natyrisht se për këtë as nuk i keni fituar votat e popullit, të cilin e mallkoni dhe akuzoni si bashkëpunëtor të UDB-së etj. Ka pasur shqiptarë bashkëpunëtor të Serbisë nga të gjitha trojet shqiptare, por sot sikur të hapeshin dosjet, të cilat një ditë edhe do të hapen, nuk e di se nga cila parti do dalin më shumë të tillë që kanë spiunuar në dëm të popullit shqiptar.
Pse ju mund t’i doni më shumë se ne dëshmorët?
Ju përmendni njëfarë Mona Agrigoraiei, si pasardhëse e Elena Gjikës, e mjera ajo që i dëgjon ish sigurimsat enverist nga Shqipëria, që t’i quaj kosovarët "antikombëtar"!?
Me një rast kjofarë Mona (liza) juaj kishte bërë një shkrim kundër Zef Ahmetit, të cilin unë nuk e njoh, dhe shkrimi nuk kishte të bënte asgjë me mua, dhe ajo mjerane thotë: "Zef Ahmeti është antikombëtar sikurse edhe Xhafer Leci"?!. Shtrohet pyetja; nga dhe qëkur më njeh mua kjo Elena e Rumanisë dhe si e ditka ajo që unë qenkam antikombëtar?! Mua më njohin mijëra bashkatdhetarë dhe e dinë shumë mirë se sa jam kombëtar ose antikombëtar. Mos u mburrni ju me "faktin" se Mona na qenka mbesa e Elena Gjikës, por turpërohuni edhe për gënjeshtrat e saj që bën ndaj meje dhe gjithë atyre të cilët dhanë çdo gjë që kishin për çlirimin e Kosovës. Ju duhet ta dini se ka ikur më koha e "Rilindasëve" tanë, dhe tani informatika dhe informacioni kanë arritur kulmin e zhvillimit, qoftë radio, televizioni, etj, dhe sa qel e mëshel sytë lajmet arrijnë në skajet e botës. Pra, tani asgjë nuk mund të kamuflohet, të mbulohet ose futet nën dhe, e aty të mbinë pastaj druni i shtogut, nga i cili mbarohet fyelli, i cili, në vend se të lëshojë zëra këngësh të barinjve, qetë jashtë zërat e djajve se si ata u kanë kënduar këngët e mjellmës popullit nga i cili kanë lind surrogatët me nga një yll mbi ballë, e që synojnë hiç më pak se sa gjithë botën ta fusin nën këmbët e tyre..! Për fatin tonë, të gjithë i ka zënë përfundi Muri i Berlinit atë ditë kur ra për tokë për të mos u ngritur kurrë më...!!
21.06.2006, Gjermani
Lajm
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi