Luan Myftiu:Frymëzuesit e urrejtjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Luan Myftiu:Frymëzuesit e urrejtjes

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Mar 06, 2011 6:32 pm


Frymëzuesit e urrejtjes


Nga Luan Myftiu
Përse po mendohen neobllomenët?


Kush shembi luftën klasore, nuk ka si të pajtohet me demonstratat e dhunshme. Vetëm urrejtja, sa herë dështon, tërbohet. E frymëzuar nga neobllokmenë, ajo tenton të mbijetojë duke u fshehur pas gishtit. Këta nuk e durojnë solidaritetin demokratik. Me këto ajo “justifikonte” arbitraritetin, padrejtësínë, krimin. E kundërta ndodh me demokracínë, që udhëhiqet nga filozofía e dashurisë së njeriut për njeríun. E dalë nga diktatura, shoqërisë shqiptare i duhej mirëkuptimi. Kurse kupolës së PS-së - pendesa, reflektimi dhe toleranca. I duhej distancimi nga e kaluara komuniste. Si trashëgimtare e krimeve të diktaturës, PS-së i duhej largimi nga filozofia e urrejtjes, që armiqësoi Shqipërínë. Vetëm të paaftët, ata që nuk krijojnë dot alternativa, përdorin gjuhën e dhunës, të urrejtjes, të konfliktit. Janë këta që nuk njohin zgjedhjet e certifikuara nga bota, që akuzojnë edhe komisionarët e tyre, që frymëzojnë katrahura, që shpikin ngërçe dhe “kriza”, që sajojnë papunësí imagjinare dhe varfëria të frikshme. Këta nxisin te njerëzit instinktet e hakmarrjes, të përbuzjes, të përmbysjes me dhunë, të “puçeve”, të “grushteve të shtetit”. Këta frymëzues të urrejtjes dhe këta shpirtra të mohimit, këta nihilistë, të akuzuar për krimet e djeshme dhe zullumet e sotme, nuk pajtohen me frymën paqësore të demokracisë. Këta krenohen me gjëmat e mercenarëve të “aristokracisë” së krimit, të hajdutërisë, të mëkatit njerëzor. Janë këta “lugetër” të diktaturës, që nuk e duan zhvillimin normal të një Shqipërie demokratike, e cila, duke qenë në progres të pandalshëm, natyrshëm ka dhe vështirësítë e saj. Por janë këta harbutë, që urrejnë fisnikërínë shqiptare, të cilët nuk i njohin vlerat e dashurísë njerëzore. Këta nuk e çmojnë frymën e faljes e të pajtimit kombëtar, gjithë tolerancën fisnike të atyre, që kanë një mijë herë të drejtë të ankohen ndaj këtyre mëkatarëve të papenduar. Janë këta ideatorë të demonstratave të dhunshme, nostalgjikë të diktaturës, ithtarë të parajsës së “dajakut”, që duan të arrijnë pushtet me dhunë dhe privilegje të pamerituara. Janë këta ideatorë të filozofisë së urrejtjes, që duke prishur imazhin e Shqipërísë, synojnë të frikësojnë investitorët e huaj, ta izolojnë rishtas Shqipërinë, me qëllim që kjo të mos mundet t’u ngrejë akuza të drejta këtyre antishqiptarëve. Prandaj vetëm këta janë frymëzuesit, organizatorët dhe nxitësit e çdo rrëmuje. Përse tentojnë të mbajnë gjallë frymën e sistemit të frikës, të urisë, të tam-tame-ve, të gënjeshtrës, të dhunës e të hipokrizisë?
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi