Të bashkohemi rreth Presidentit Pacolli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Të bashkohemi rreth Presidentit Pacolli

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Mar 04, 2011 1:40 pm


Të bashkohemi rreth Presidentit Pacolli


Nga Rezart Taçi
Në vend të tregohej egoist, z. Behgjet Pacolli ka vendosur në moshën 59-vjeçare t’i kushtojë kohë vendit të tij të krijuar rishtazi - një vend motër për ne dhe një element i rëndësishëm për stabilitetin rajonal. Ne të gjithë duhet të bashkohemi rreth Presidentit Pacolli, për t’i uruar atij çdo të mirë dhe sukses në atë që duhet të jetë një detyrë sfiduese.


Tek “Fausti” i Gëtes, Mefistofeli - i dërguari i Djallit në Tokë - thotë:

Jam shpirti që gjithnjë mohon!

Dhe, me të drejtë, se çdo gjë që lind

E vlen te shkatërrohet, pra më mirë

Do t’ish q’asgjë të mos kish lindur.

Ç’ka quani ju njerëzit Mëkate,

Shkatërrim, shkurt ç’quani të Keqe,

Është elementi që më shquan

Ne e dimë se fatkeqi Faust, duke ndjekur këshillat e Mefistofelit, shkon nga një kah në tjetrin dhe në fund fatkeqësia shfaqet vetëm për të parë në minutën e fundit shpëtimin e Faustit nga ndërhyrja e Perëndisë.

Që prej zgjedhjes së tij si President i Kosovës, Presidenti Behgjet Pacolli është objektivi i Klanit te Negativitetit të vendit tonë. Megjithëse ai ende nuk ka filluar mandatin e tij si President, ai është tashmë objekt i sulmeve të dhunshme dhe të pajustifikuara. Cilat janë mëkatet e tij? Kryesisht që ai ka qenë një biznesmen i suksesshëm ndërkombëtar. Si është bërë ai i suksesshëm? – vijojnë kritikët - me siguri përmes mashtrimit ose duke udhëhequr mafie të ndonjë lloji ose diçka të ngjashme... Për Klanin e Negativitetit, të qenit një sipërmarrës i suksesshëm, mund të arrihet vetëm nga pandershmëria dhe lidhja me krimin e organizuar. Unë e njoh fort mirë këtë ndjenjë, pasi unë kam qenë objekt i të njëjtave sulme.

Për Klanin e Negativitetit, duke lindur në një familje të varfër me dhjetë fëmijë në Kosovë dhe i rritur për të qenë një sipërmarrës ndërkombëtar kryesues në fushën e ndërtimit, është një përkufizim i dyshimtë. Mendimi praktik të dikton të mendosh se që një njeri me prejardhje modeste të bëhet një sipërmarrës i suksesshëm, duhet të admirohet. Por jo, Klani i Negativitetit e sheh atë në një mënyrë tjetër, përmes lenteve të xhelozisë. Për fytyrat e gjelbra të anëtarëve të Klanit të Negativitetit nuk ka rëndësi nëse zoti Pacolli nuk është dënuar kurrë nga ndonjë veprim të dyshimtë - në vendin e tij apo diku tjetër (duke përfshirë edhe Zvicrën ku ai banon prej shumë vitesh). Krimi i tij kryesor? pasuria e tij. Si e ka fituar ai këtë pasuri?... Klani i Negativitetit nënkupton duke aluduar se kjo pasuri nuk është fituar nga puna e madhe dhe sipërmarrja e risqeve. Për ata pasuria është e ndyrë dhe suksesi në biznes mund të jetë vetëm fryt veprimtarive të dyshimta. Sigurisht i njëjti Klan Negativ është i pari që pretendon se mbron demokracinë, lirinë e shtypit dhe sundimin e ligjit. Ndërkohë që derdhin lot krokodili për demokracinë, ata kanë harruar se një gur qoshe i demokracisë dhe sundimit të ligjit, është që një njeri konsiderohet i pafajshëm derisa t’i dëshmohet fajësia. Dikush mund të provojë diçka vetëm me fakte dhe dëshmi, jo aluzione.

Por për Klanin e Negativitetit, Ballkani mund të udhëhiqet vetëm nga udhëheqës të korruptuar ose të paaftë. Pa marrë parasysh atë që dikush bën apo përpiqet të bëjë për vendin e tij, dhe madje edhe para se të betohet si President, ai është fajtor si i akuzuar. Realiteti është krejt ndryshe. Z. Pacolli mundte me egoizëm të gëzonte pasurinë e vënë me djersë dhe punë në pension në Zvicër, dhe Klani i Negativitet nuk do të shkruante as edhe një rresht rreth tij. Për ta egoizmi është më mirë se shërbimi ndaj vendit! Në vend të tregohej egoist, z. Pacolli ka vendosur në moshën 59-vjeçare t’i kushtojë kohë vendit të tij të krijuar rishtazi - një vend motër për ne dhe një element i rëndësishëm për stabilitetin rajonal. Ne të gjithë duhet të bashkohemi rreth Presidentit Pacolli për t’i uruar atij çdo të mirë dhe sukses në atë që duhet të jetë një detyrë sfiduese. Dashtë Zoti, ai do të sjellë në vendin e tij suksesin që ai i solli biznesit të tij.

Thjesht pyesni Klanin e Negativitetit se çfarë kanë bërë ata për vendin e tyre, komunitetin e tyre ose biznesin e tyre. Sa vende pune kanë krijuar ata? Çfarë kanë kontribuar në shoqëri për të shpallur

P.S Autori është biznesmen dhe pronar i ALSAT-it në Shqipëri
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi