Ekziston një Shqipëri qytetare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ekziston një Shqipëri qytetare

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Feb 04, 2011 12:12 am

Ekziston një Shqipëri qytetare


Nga Lavdrim Lita
Ana tjetër

Kur tymi i zi i këtyre ditëve do të kalojë matanë, kur valët e urrejtjes do të sheshohen horizontalisht, kur arsyeja të mbizotërojë instinktet, atëherë do të bëhet drejtpeshimi më i qartë i “ngjarjes në bulevard” të 21 janarit. E vërteta do të vonojë ca.Komisioni hetimor Parlamentar kërkon skedimin e tabulateve telefonike të krerëve të Shtetit, edhe pse të gjithë kanë parandjenjën se këto tabulate janë tashmë në dorë të komisionit apo të Shtetit. Asgjë s’ka mbetur pa u zbardhur nga para dhe pas demonstratës së 21 janarit. Ndoshta të gjithë do të nxjerrin, me siguri, se nuk ka pasur as grusht shteti, se viktimat janë veç viktima, dhe se garda është gardh ligjor, se s’ka faj dhe s’mund të gjenden fajtorë dhe ku nuk ka dëme të pronës publike përpos njërës: dëmi në imazh, i bërë nga ata që xhelozohen për arritjet e të tjerëve dhe për rrjedhojë të vendit. Në pesë orë të zbrazjes së hordhisë barbare në bulevard, u vra dhe u shkrumbuan jo vetëm makinat e qytetarëve por edhe imazhi pozitiv i krijuar për meritë të një Shqipërie qytetare që shkon në shtrat herët, që ngrihet herët për të shkuar në punë, me djersë dhe mundë arrijnë të nxjerrin një produkt të pranueshëm dhe të shërbejnë me devotshmëri. Njerëzit që punojnë janë më të lumtur sesa të papunët. Njerëzit që vazhdimisht punojnë diçka, qoftë ajo edhe e parëndësishme, janë më të lumtur sesa ata që nuk bëjnë asgjë.
Afërmendsh kjo është Shqipëria tjetër, shumë ndryshe nga çmendon paramendon politika ose/dhe media për ta. Me një llaf janë heronj të heshtur, një shumicë që nxiton përditë nëpër autobusë, në makina, biçikleta për të arritur vendin e tyre në një shoqëri s’ka asnjë lidhje me turmën barbare. Sepse turma e ka gjithmonë gabim. Mjafton të kujtosh sesi u përmbushën me sukses të plotë kriteret dhe standardet për liberalizimin e vizave, që ishte një proces teknik dhe u krye nga administrata, dhe jo për shembull marrja e Statusit të vendit kandidat, që kishte një kriter politik, pra një konsensus sa më të gjerë të forcave parlamentare politike.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi